Aplikacion
Braçe hedh edhe një akuzë duke thënë se “po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues o unë, o ai.”
Reagimi i plotë:
Gati! Edhe një herë! Do e bëj këtë betejë edhe këtë herë, do marr vota me fytyrë, kurrë pa fytyrë! Nuk kam ministri, ndërmarrje, asete, nëpunës, të mira publike për të shpërndarë i ka ndaluar ligji këto; nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore; nuk kam biznesmenë, as përpara e as mbrapa, detyrim ndaj tyre; nuk kam televizion, gazetë, portal, podcast.
Poooo, kam punë të bëra dhe dua punë për të bërë! Kam mendje për vizionin e duhur, zemër për t’i përfshirë të gjithë e ndjerë njësoj, gjuhë për të komunikuar me çdokënd, këmbë për të ecur e shkuar kudo, dorë-duar për t’i shtrënguar me secilin. Poooo, kam partinë më të madhe në vend,
Partinë Socialiste, partinë time – me të u bashkova fare i ri, u rrita aty, nuk e përdora kurrë për vete, nuk e dëmtova kurrë, nuk e tradhtova kurrë; kurrë nuk mora.
Jam socialist në thelb dhe nuk kam turp ta them hapur, me zë të lartë, kudo.
Nuk e kam instrument karriere, lavdie personale, por mundësi për të arritur qëllime të mira e të përbashkëta në shërbim të njerëzve – kështu ka qenë çdo ditë për mua.
Do e bëj këtë betejë në #Tiranë, më në fund edhe për Tiranën e madhe – kam 6 javë që bëj dhjetëra kilometra këtu. Kjo javë ka qenë e vështirë. Më është dashur të përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”, të pranoj një garë të pabarabartë kur kam veç 6 javë këtu, të shkel mbi ca parime që i kam të shenjta kur më duhet të konkuroj në një strategji jo etike me shokët e mi të vjetër e të rinj.
Në kaq vite kam mësuar se ka gjëra më të mëdha se kaq; njerëzit, jeta e tyre në këtë vend – mirëqenia, barazia e mundësive, puna, shëndeti, solidariteti, ky vend dhe e ardhmja e tij vlejnë më shumë!
Ndaj po vendos ta bëj këtë betejë në Tiranë;
Nga Rrogozhina komshie për 12 vite me radhë – bujqësore e blegtorale, Kavaja po e tillë, fshatrat me radhë – fokusi i një pune për ta e me ta të papërfunduar në Kuvend, Tiranën bujqësore si e dyta e Shqipërisë po të tillë – bujqësore; në Kombinatin ku u linda e kam njerëzit e mi të gjakut e jetës së përbashkët, kudo në Tiranë ku kam marrë gjithë jetës shumë mbështetje e fuqi, për t’u ndalur te 5-sa, njësia simbol e këtij qyteti!
Është një thirrje, më pas vijën zgjedhjet” – më shkroi një mike e mirë ditën më pas, të enjten. Nuk bëhet vetëm! ndaj kam unë një lutje, së pari për çdo socialist: e di që je këtu, te pallati me shigjeta, Irfan Tomini, Vilat, Selitë Lart, Vasil Shanto, Komuna, 1 Maji, Tirana e Re, Dëshmorët e Lirisë, Rruga e Kosovarëve, Petro Nini, Juridiku, Libri Universitar, Garda, ish-Blloku. Je i mërzitur, i lënë pas dore, i harruar, marrë i mirëqenë, i pa shërbyer, por edhe me gojën plot për çfarë kemi bërë mirë me urbanizimin, rrugët, trotuaret, sheshet, ndriçimin, ujin, energjinë – çmimin e saj, shkollat, kopshtet, rrogat, abonentët – ilaçet – shpërblimet për të moshuarit, njohur thuajse kudo në europë vitet e punës këtu e emigrimit për pensionin, drejtësinë, që për herë të parë në këtë vend – me të mirat, ngadalësinë, të metat e saj – ekziston, më në fund, rrugën shtruar dukshëm për t’u bërë anëtarë të be-së;
Kemi ambicien dhe detyrën të bëjmë më shumë, shumë më tepër, ndaj dil nga shtëpia dhe eja, merr me vete këdo, në çdo ë nga çdo cep i tiranës së madhe, jemi në shtëpinë tonë, në shtëpinë tende, në shtëpinë e socialistëve, aty ku ka vend për të gjithë – burra e gra, djem e vajza, ka vend për të vegjëlit e të mesmit, të harruarit e të pamundurit, të punësuarit e të papunët, të shërbyerit e ata që nuk e morën dot në vite shërbimin e duhur, të gjithë që duan një mundësi të barabartë apo solidaritetin jetik – besimtarët e ateistët – të gjithëëëëëëëë!
Unë jam në këtë betejë si gjithnjë – të bëj punën për ju! Ju jeni punëdhënësi dhe unë e dua këtë punë; nuk do e lë në mes për asnjë arsye karriere, nuk do iki asgjëkund tjetër e as për t’u bërë më shumë se kaq, dua të jem deputeti juaj, deputeti i Tiranës!/ Zoom.al
Pas REA’s edhe pulat e AIBA të sëmura. Ngrodhin 65 mijë shpendë, qeveria s’jep detaje