Aplikacion
Ndërkohë, numri i të plagosurve deri më tani është 155, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup.
Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit.
Mësohet se viktimat janë të moshës 14 deri në 25 vjeç, tha sot drejtoresha e Spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova. Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.
Sipas mediave lokale, zjarri është favorizuar nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda e famshme maqedonase DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me adoleshentë dhe të rinj.
Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca dhe policët. Deri më tani nuk ka informacion nëse ka shtetas shqiptarë të përfshirë në ngjarjen e rëndë./ Zoom.al