Aplikacion
Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare është Hirësia e tij, Joan Pelushi.
Aktualisht po mbahet mesha, ku po të marrin pjesë besimtarët, drejtuesit e mitropoliteve ortodokse të Shqipërisë dhe të ftuar të tjerë. Të gjithë anëtarët e Sinodit janë të pranishëm në meshë.
Hirësi Joani u prit me një ceremoni të veçantë dhe hyri në Katedralen “Ngjalla e Krishtit”, ndërsa kambanat e saj dhe ato të të gjitha kishave ortodokse në Shqipëri, ranë njëkohësisht në nder të këtij momenti historik. Ai do të pasojë në këtë detyrë të lartë Kryepeshkopin Anastas, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti.
Në testamentin e tij, Anastasi shprehu dëshirën që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të ketë një klerik shqiptar në krye.
Më herët, Hirësi Joan Pelushi ka qenë mitropoliti i Korçës./ Zoom.al