zoom

Bota

VIDEO/ “Dilni jashtë, shpejt!”, dalin pamjet nga momenti i tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Janë bërë publike pamjet e momentit të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, ku shihet situata e frikshme që ndodhi në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Në videon e mëposhtme duket momenti kur flakët filluan të shfaqen në diskotekë dhe artisti Panço nga banda muzikore maqedonase DNK që po performonte në ato momente, u bëri thirrje të pranishmëve të largoheshin menjëherë: “Dilni jashtë, do të kthehemi”.

Zjarri shpërtheu papritmas, duke krijuar një vijë të ndezur mbi prozhektorët, ndërsa paniku u përhap me shpejtësi.

Tragjedia në fjalë ka marrë jetën e më shumë se 50 personave dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur. Aktualisht nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur ngjarja, por ajo që bëhet e ditur nga autoritetet, është se janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private./ Zoom.al

Postime të lidhura