Aplikacion
Berisha vlerësoi fjalët e të rinjve si një shprehje të shpirtit dhe zemrës së tyre rinore, duke theksuar pasionin dhe kuptimin e thellë të këtyre mesazheve.
Ai e akuzoi Edi Ramën si një armik të lirisë dhe të rinjve, duke e lidhur atë me regjimin e dikurshëm të diktaturës. Lideri i PD theksoi se Rama mori ndëshkimin më të madh dhe më të merituar për veprimet e tij. Berisha nënvizoi se kjo ishte një ditë e rëndësishme për të rinjtë dhe një moment për të shprehur lirinë e mendimit dhe fjalës.
FJALA E BERISHËS:
Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve të rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe të mendimit.
Ju i dëgjuat fjalët e tyre, fjalë që buronin nga shpirti i tyre i lirë, që buronin nga zemra te tyre rinore.
Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar.
Sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i TikTokut, por një armik i egër i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë.
U damkos përfundimisht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela.
Pra, Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar.
Ia thanë të gjitha të rinjtë.
Kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, fjalimeve kaq kuptim të thellë, fjalime me kaq pasion sa dëgjova sot në këtë shesh.
Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga fjalët që mbajtën.
Rriste e vetme dy fëmijët, historia e trishtë e këngëtares që humbi jetën nga zjarri në Koçan