zoom

Aktualitet

Viktima e dytë nga zjarret/ Humb jetën 8 ditë pas të shoqit dhe 60-vjeçarja që u dogj në Gjirokastër

Ka humbur jetën 8 ditë pas bashkëshortit 60-vjeçarja nga Gjirokastër Tatiana Haxhiaj.
Raportohet se Haxhiaj, nga fshati “Asim Zeneli” kishte djegje në 70% të trupit dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve. Ajo ishte transportuar në spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë, por me gjithë punën e mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës më 3 gusht. Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat.