Aplikacion
Ai kërkoi prej udhëheqësve të bëjnë më shumë për të luftuar emigracionin e paligjshëm, pasi sipas tij, kjo ka ndikuar negativisht në shoqëritë europiane.
Pakënaqësi Vance shfaqi edhe për mënyrën se si është trajtuar kriza e Ukrainës, duke u shprehur se ka pasur një dështim të vazhdueshëm për të mbajtur një qëndrim të fortë ndaj agresionit rus.
“Ka një sherif të ri në qytet,” tha ai, duke iu referuar Presidentit Donald Trump.
Zëvendëspresidenti tërhoqi vëmendjen edhe për liritë dhe të drejtat e shkelura, duke shtuar se kërcënimi më i madh për kontinentin evropian nuk vjen nga Kina ose Rusia, por nga brenda.