Aplikacion
Në faqen e parë të dosjes hetimore kundër Erion Veliajt, për kryebashkiakun shkruhet se është i dënuar.
Kur ky detaj u bë mediatik, lindën dyshime se diçka ishte fshehur, por prokurori i çështjes tha se bëhej fjalë për lapsus.
Mes akuzave të Veliajt për “paçavure hetimore”, SPAK reagoi këtë të premte zyrtarisht dhe konfirmoi se informacionin se Erion Veliaj ishte i dënuar e mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Por kjo e fundit përgënjeshtroi Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke nënvizuar se Veliaj rezulton i padënuar.
“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.
Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.
Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Reagon Fatmir Xhafaj: Erion Veliaj nuk është i korruptuar! GJKKO e SPAK kanë nevojë për reflektim