zoom

Bota

Papa Françesku shtrohet në spital

Papa Françesku është shtruar në spitalin Policlinico Agostino Gemelli, njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit.

Raportohet se ai do t’i nënshtrohet disa analizave, si edhe do të trajtohet për bronkit.

Papa do të shtrohet në katin e dhjetë të spitalit, ashtu siç ka ndodhur në rastet e mëparshme.

Papa Françesku është shtruar për herë të fundit në Spitalin Gemelli të Romës ishte në qershor të vitit 2023 ku iu nënshtrua një operacioni në zorrë.

Megjithatë, ai ka shkuar në spital për kontrolle ditore në nëntor 2023 dhe shkurt 2024.