zoom

Aktualitet

Skandal pas skandali, a do e shkarkojë ministrja e Shëndetësisë drejtoreshën e spitalit në Dibër?

Drejtoresha e spitalit Dibër, Irini Shehu, është përfshirë në një tjetër skandal pasi u akuzua se dhunoi me sende të forta ekonomistin.

Në disa mesazhe të publikuara shihet teksa Irini Shehu lëshon gojën duke përdorur një fjalor banal dhe gjuhë kërcënyese.

Një anëtar i stafit të spitalit i ka dërguar SMS në Whatspp ku e kritikoi për dhunën ndaj ekonomistit, të cilit i çau ballin me kapëse letrash.

“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na beri mbledhje dhe na kërcënoi taneve per rrjetet sociale. Shiko ca me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhet në mesazhin e anëtarit të stafit.

“Do jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shton se “Nuk ka bir bir k*rve të më heqë mua nga aty”.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze të sjelljes së Drejtoreshë ndaj stafit të spitalit, të cilët pretendojnë se janë nën presion dhe frikë nga drejtuesja e institucionit.

Por nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë reagim ndaj këtij rasti të paprecedentë ku një drejtoreshë spitali dhunon punonjësit dhe përdor ndaj tyre gjuhë kërcënuese e fjalor banal.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Postime të lidhura