Aplikacion
Por, ai është ndërprerë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila iu drejtua me tone të larta duke i thënë që “mos guxoni më, kaq”.
Më pas Spiropali e quajti Ramën një personalitet, duke u shprehur se nuk mund të përdoret foltorja për ta ofenduar.
Pjesë nga debati:
Asllan Dogjani: Para dy ditësh e pamë me sytë tanë se si kryeministri i vendit përplasi tavolinën me grusht duke përdorur një fjalor banal, që nuk mund ta them. Edhe në gjuhën angleze F… Sepse atë ditë mori vesh që ish drejtuesi i fushatës së Trump kishte ardhur në Shqipëri dhe do të drejtonte fushatën e PD, si edhe e denoncoi kryetarin e PS si kukull në dorën e Soros.
Keni Kryeministër që jeton si monark, pi një shishe verë 33 mijë euro që lëviz me charter dhe blen vazo 5 mln euro, një biletë për ndeshje basketbolli e ble 26 mijë dollar. Ndërkohë 17 vjeçarja vret veten se s’ka fustan si shoqet e saj. Qeveria është bërë aleat i krimit.
Në krye të institucionit keni një njeri që sillet me brekë nëpër këmbë në zyrat e shtetit. Si mund të kërkoj llogari për rendin e sigurinë kur drejtoheni nga dikush që ka nevojë për një vizitë mjekësore sepse dukshëm se nuk është mirë nga koka.
Elisa Spiropali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin dhe mos guxoni më të diskutoni më në këtë foltore mbi shëndetin mendor, kaq, mos guxon më ta përdorni foltoren
Asllan Dogjani: Mos guxoni të më ndërprisni, mos guxoni…
Elisa Spiropali: Përfundoni fjalën, është e turpshme fyerja e një personaliteti, kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit, deputetëve, nuk lejohet nga ajo foltore.
Drejtoheni nga një njeri që i dhimbte shpirti për Erion Vleiajn duke pretenduar se nuk dinte gjë për arrestimin e tij.