zoom

Aktualitet

SPAK kërkon 3 vjet burg për Jorgo Goron! Rama heshti kur e arrestuan në zyrë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 3 vite qëndrim pas hekurave burg për Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun socialist të Himarës që u arrestua teksa ishte i zgjedhuri i qytetarëve për të drejtuar institucionin vendor.

Prokurori i SPAK, Ols Dado kërkoi nga GJKKO që ish-kryebashkiaku i PS të shpallej fajtor për  shpërdorim detyre dhe refuzim për deklarim e fshehje pasurie.

Ndërsa për ish-drejtorët të marrë të pandehur, Jerasimo Basho u kërkua 3 vite burg dhe për Vezir Gjikokaj, 2 vite burg.

Në kohën kur u arrestua Jorgo Goro nuk ishte marrë ende i pandehur nga SPAK, si edhe ishte i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë.

Por, kreu i qeverisë, Edi Rama, në ndryshim nga kryebashkiaku i Tiranës për të cilin u ndoq e njëjta procedurë, heshti për prangosjen e Jorgo Goros duke mbajtur një standard të dyfishtë.

Kryeministri, njëkohësisht kreu i PS-së, pas arrestimit të Erion Veliajt ka kaluar në sulm direkt ndaj SPAK dhe GJKKO, me të cilat më parë është krenuar dhe madje ka marrë edhe meritat për drejtësinë e re duke  deklaruar “i kam krijuar unë, jo Amerika”.

Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashiakut të Tiranës duke u shprehur se u fut në burg ende pa u marrë i pandehur dhe pa u dënuar nga gjykata, ndërsa Veliaj akuzohet për korrupsion e pastrim parash, ku faturat e blerjeve online të Ajola Xoxës kanë nxjerrë në pah shpenzimet marramendëse të çiftit.

Postime të lidhura