Aplikacion
“Jemi këtu për kremtuar një përvjetor të kryeqytetit dhe në të njëjtën kohë jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë, i zgjedhur nga çerek milioni i zgjedhësve për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të tijën dhe të forcës sonë politike me qytetarët. Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht nuk e njoh për fytyrë. Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marrë pa gjyq dhe ta mbyllë në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua se llogari para kujt jep por me siguri jo para qytetarëve që kanë zgjedhur kryetar bashkie”, tha Rama.
Kryeministri tha se arrestimi i “kokës së kryeqytetit” është linçim publik dhe aspak normale.
“E kam të pamundur të mos e lidh faktin që përndizet një situatë. Zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqje nga shpatullat e kokës së kryeqytetit tre muaj para zgjedhjeve, nuk po inicioj asgjë, por po them që për mua kjo nuk është normale. Nuk ka një flagrancë. Nuk ka një rrezik shoqëror. Ka një hetim për jetën e kryetarit të bashkisë. Sa një gjë e tillë është në shinat e kushtetutës së Republikës nuk më takon mua, por dyshimi është që është jashtë shinave. Ne sot vetëm një idiot, i pafytyrë mund të thotë që drejtojmë drejtësinë. Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit. Kemi një hetim për një person, e jo një akuzë për korrupsion. Është hetuar jeta e një personi si rezultat i një novele dhjetra faqe anonime të depozituara në shkurt të vitit të kaluar….Për mua kjo nuk është normale ”, u shpreh kreu i qeverisë duke shtuar se ai është për intimidim të personave.
Më tej, kryeministri përmendi dhe shifrën e shpenzimeve që SPAK thotë se ka kryer Ajola Xoxa, duke ngritur akuzat se ky detaj u publikuar “për të ekzaltuar masën që kërkon gjak”.
Rama tha se kërkon prova për detajet që raportohen në dosjen e SPAK.
“Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 980 mijë euro fustane dhe bizhuteri ne nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtën të kërkojmë prova. Kemi të drejtë të themi që ndërkohë hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme për të ekzaltuar masën që kërkon gjak”, tha kreu socialist.
Ai nuk la pa përmendur dhe përfshirjen e deputetes Klotilda Bushka, si person nën hetim për të njëjtën dosje.
“Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë special që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja Komisionit të Ligjeve.
Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh”, përfundoi kryeministri Edi Rama duke shtuar se ai do kandidojë si deputet në Tiranë.
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza