zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Krujë/ Dy vëllezërit kërcënojnë me armë babanë dhe xhaxhanë

Policia e Krujës parandaloi këtë të martë një krim brenda familjes, duke arrestuar një 19-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim vëllanë e tij.

Fatbardh Mali (i arrestuar) akuzohet se së bashku me vëllanë e tij kanë kërcënuar me armë babanë dhe xhaxhanë.

Konflikti mes tyre nisi për një borxh që dy të rinjtë i kishin marrë gjyshit disa ditë më parë, duke thënë se kishin probleme me persona të tjerë.

Më pas, xhaxhai i tyre i ka denoncuar dy nipërit për mashtrim. Kur janë njoftuar për këtë, dy të rinjtë kanë marrë një kallashnikov dhe kanë kërcënuar xhaxhanë.

Për t’i ndarë, ka ndërhyrë babai i tyre. Por vëllezërit e kanë kërcënuar edhe atë.