zoom

Lajme

Humbi toruan në zyrë dhe shpërtheu në ofendime, Rama: Jam njeri pasionant

Kryeministri Edi Rama nisi në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm për të komentuar arrestimin e Erion Veliajt.

Por kreu i qeverisë shpërtheu në ofendime pas një problemi teknik pasi nuk i punoi linja e internetit.

Megjithatë Rama e justifikoi sjelljen, duke u shprehur se është njeri pasionant dhe ka shpërthimet e tij.

“Kështu e kam unë, jam njeri pasionant kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Kam shpërthimet e mia, si ata që drejtojnë një skuadër dhe nuk bëhet goli”, deklaroi Kryeministri.

Në video shihet momenti i reagimit të Ramës kur u përball me disa probleme teknike, ku linja e internetit nuk po i përgjigjej siç duhej dhe kryeministri humbi toruan.

“F*ck u, f*ck u”, tha kryeministri duke i rënë tavolinës dhe më pas mbylli kamerën Live.

 

Postime të lidhura