zoom

Aktualitet

Pse hesht Rama për arrestimin e Veliajt

Arrestimi i Erion Veliajt ka tronditur Partinë Socialiste dhe ka krijuar një situatë të pazakontë brenda saj.

Në mesin e kësaj furtune politike, ajo që bie në sy është heshtja e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka bërë ende një deklaratë publike mbi çështjen.

Veliaj është një nga njerëzit më të afërt të Ramës dhe konsiderohej një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e partisë pas tij. Kjo e bën situatën më delikate për kryeministrin.

Rama u detyrua t’i anulonte sot takimet e tij të planifikuara në Shkodër dhe u nis urgjentisht drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt. Megjithatë, mungesa e një reagimi publik tregon se ai është duke vlerësuar pasojat e kësaj ngjarjeje.

Heshtja e Ramës mund të jetë një shenjë e pasigurisë brenda partisë. Dalja në mbrojtje mund ta dëmtojë imazhin e qeverisë, ndërsa një distancim i Ramës nga Veliaj mund të krijojë ndasi brenda PS, pasi arrestimi i Veliajt nuk prek vetëm reputacionin e tij personal, por mund ta dëmtojë PS në zgjedhjet e 11 majit.

Rama bëri një njoftim pak më parë se do të fliste në orën 8:30 nesër, por pa saktësuar se për çfarë. Me gjasë ai nuk do të mund ta shmangë qëndrimin për Veliajn. /Zoom.al

Postime të lidhura