zoom

Aktualitet

Reagimi i parë, mesazhi për Ramën dhe “lotët lumë”/ Pse i bllokoi komentet Lali?

Vetëm pak minuta nga reagimi i parë i kryebashkiakut Erion Veliaj, postimi i tij ka nxitur mijëra reagime.

Por kjo, vetëm në opsionin “Like” pasi, faqa zyrtare e Lalit ka bllokuar komentet duke ndaluar kështu komentuesit të shprehin mendimet e tyre.

Në rrjetin social Instagram, opsioni i komenteve është lënë i limituar, dhe vihet re që të vetmet reagime janë të disa nga militanëve dhe anëtarëve të PS-së e simpatizantëve të Veliaj-t.

Nuk dihet, kush i ka marrë nën menaxhim rrjetet sociale të Erion Veliaj-t pas prangosjes së tij.

Megjithatë, bllokimi i komenteve nuk ka mundur të ndalojë lumin e komenteve dhe reagimeve që shkaktoi ngjarja që pritej të ndodhte në fakt, prej disa muajsh.

Postime të lidhura