zoom

Kosova

Kosovë/ Diaspora vendimtare në rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni Qndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se ditën e nesërme do të nisë numërimi i votave të Diasporës, të cilat pritet të jenë vendimtare dhe të qartësojnë më shumë se si do të ndahet parlamenti dhe kush do ta formojë qeverinë për katër vitet e ardhshme.

Në njoftimin e KQZ theksohet se pas numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, thuhet në njoftim.

Postime të lidhura