Aplikacion
Ata ishin aty për të festuar për prangosjen e kryebashkiakut të Tiranës.
Në tokë hodhën foto nga momente të ndryshme të Erion Veliajt si politikan, por edhe meme që lidhen me arrestimin e tij.
Ndërsa në sfond u dëgjua muzika e vënë prej tyre “Ra faja prej fiku”.
Gjatë festës, qytetarët brohorasin me zë të lartë: “Ra faja te gropa!”
Kjo këngë është një simbolikë. Vetë Veliaj shpesh nëpër takime me qytetarët mburrej se kur ishte i vogël, shiste fiq, duke treguar se suksesi i tij në politikë ishte krejt i zakonshëm.
“Unë jam rritur tek Pazari i Ri, për shumë prej jush që jeni të lagjes, unë e kam pasur shtëpinë dy plalte më ktej. Për të gjithë ata që kanë shitur tek Pazari i Ri në vitet ’92,’93,’94, e mbajnë mend atë çunin që shiste fiq. Kështu që nëqoftëse njëri që shiste fiq tek Pazari i Ri bëhet kryetar Bashkie, çdo kalam i qytetit tonë mund të bëhet kryetar Bashkie, deputet, President, Presidente. Unë besoj fort që nëse ne rrisim një qytet me dashuri, ne mund ta kemi qytetin e ëndrrave tona”, deklaronte Erion Veliaj në vitin 2017.
Nën ritmet e të njëjtës këngë, në po të njëtin vit, do të ishte vetë Veliaj ai që kërcente në studion e Ermal Mamaqit, ku ishte i ftuar.