zoom

Aktualitet

I akuzuar për pastrim parash/ Bashkë me Veliajn, arrestohet edhe biznesmeni

Me urdhër të SPAK, këtë të hënë u prangos edhe biznesmeni Elman Abule.

Ai akuzohet për pastrim parash dhe u vu në pranga për skemën e korrupsionit që kishin krijuar Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, duke përfituar fondet publike të Bashkisë së Tiranës.

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk, njofton SPAK.

Biznesmeni Elman Abule u paraqit në SPAK më 9 janar.

Abule u thirr për t’u pyetur nga prokurorët e posaçëm në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij për çështjen e pasurisë.

Kompania Fidalba lidh Elman Abulen me Erion Veliajn. Kjo kompani është themeluar që në vitin 2011, por për katër vite rresht nuk ka patur asnjë aktivitet në shitje të materialeve dhe rezulton që në 10 janar 2024, kjo kompani, në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues për një pallat 7 katësh në zonën e Kombinatit.

Gjithasht, SPAK kërkoi masa sigurie edhe për 5 biznesmenë të tjerë, konkretisht; “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nën hetim Gentian Sula, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nën hetim Meriman Palushi, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nën hetim Fatmir Bektashi, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nën hetim Sokol Kryeziu dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për personin nën hetim Shkëlqim Fusha.

Postime të lidhura