zoom

Aktualitet

Ajola Xoxa batërdi me fondet publike, blen 86 milionë lekë veshje dhe bizhuteri

SPAK ka zbërthyer skemën e korrupsionit të ngritur nga Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, të cilët kanë marrë fondet publike të Bashkisë së Tiranës për t’u pasuruar vetë.

Mes të tjerash, SPAK ka provuar se Ajola Xoxa ka bërë blerje online për 4 vite me radhë, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar.

Sipas SPAK, ajo ka blerë veshje dhe bizhuteri që kapin vlerën e 86 milionë lekëve të rinj.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”, argumenton SPAK.

Postime të lidhura