zoom

Aktualitet

EMRAT/ Detyrim paraqitjeje edhe për 5 biznesmenë pranë Veliajt

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitjeje nga SPAK, për të njëjtën çështje, që u arrestua kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa biznesmenët janë në hetim për marrëdhënien e tyre me kryebashkiakun.

Ndërkohë, pas hetimit të SPAK-ut u caktua masa arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa./ Zoom.al

Postime të lidhura