Aplikacion
Lëvizja erdhi një ditë pasi Trump tha se kishte hequr lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden, duke i ndaluar aksesin e tij në informimet e përditshme të inteligjencës.
“Djalë i keq. Do i hiqen lejet e sigurise atij,” tha vetë presidenti Trump për ish -sekretarin Blinken. “Është për t’u hequr çdo të drejtë që ai ka duke përfshirë atë që nuk mund të hyjë në ndërtesat federale” theksoi presidenti ne një intervistë ekskluzive për New York Post.
Trump revokoi gjithashtu lejet e sigurisë për zëvendësprokuroren e përgjithshme të Biden, Lisa Monaco, e cila ndihmoi në koordinimin e përgjigjes së Departamentit të Drejtësisë ndaj sulmeve të 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trump në Capitol Hill, thanë zyrtarët të shtunën.
Ata sqaruan se Trump hoqi gjithashtu lejet e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, të cilët të dy drejtuan çështje kundër Trump.
Ndërsa revokimet mund të mos kenë ndikime të menjëhershme, është një tjetër shenjë e përçarjes në rritje në Uashington. Ish-presidentët e SHBA tradicionalisht kanë marrë informacione të inteligjencës në mënyrë që të mund të këshillojnë presidentët aktualë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.
Në vitin 2021, Biden revokoi lejen e sigurisë për Trump, si ish -president.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth muajin e kaluar revokoi detajet personale të sigurisë dhe lejen e sigurisë për Mark Milley, një gjeneral në pension të ushtrisë dhe ish-kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit.
Milley, i cili shërbeu si oficeri më i lartë ushtarak amerikan gjatë disa prej mandatit të parë presidencial të Trump, u bë një kritik kryesor i tij pasi u tërhoq si gjeneral me katër yje në 2023 gjatë administratës së Biden.
Shumë nga diplomatët e Biden kishin punuar me zyrtarët e ardhshëm të Trum në javët para 20 janarit, kur Trump mori detyrën, për çështje që përfshijnë luftën e Rusisë në Ukrainë.
Blinken nuk mund të kontaktohej menjëherë për koment./ Zoom.al