Aplikacion
Ai shpjegoi në mënyrë sipërfaqësore sherrin me Gjestin, që u bë shkak për përjashtimin e tij.
“Nuk kam asnjë emocion. Ende jam në fazë të kuptimit të asaj që ndodhi. Gjesti më preku pak dhe unë e preka pak. Nëse unë do dënohem sepse dikush që më preku pa asnjë të drejtë, u shty nga unë, le të më dënojnë, nuk është hera e parë që imazhi im preket dhe dëmtohet. Do të më marrë malli për dikë”, tha G-Bani, raporton Zoom.al.
Pas sfidës së rezistencës, G-Bani nisi debat me Gjestin. Ky i fundit e provokoi këngëtarin duke e prekur te hunda, ndërsa G-Bani më pas nuk u përmbajt dot dhe e gjuajti me shuplakë.