zoom

Aktualitet

Moti për javën: Rikthehen reshjet, meteorologët tregojnë ditët kur do të ketë shi

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Ditën e hënë moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë ditës, si dhe shtim të vranësirave nga orët e mbrëmjes.

Ditët e martë e mërkurë moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu.

Reshjet pritet të jenë prezent fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë kryesisht në jug e pjesërisht në qendër, ku parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në jug si dhe reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore.

Për ditën e enjte moti parashikohet të jetë i vranët si dhe intervale kthjellimesh.

Vranësirat nga orët e mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër nga orët e mbrëmjes parashikohen të jenë me intensitet hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Ndërsa për ditën e premte moti parashikohet i vranët si dhe altrenime të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24- orëshit ku në veri e pjesërisht në qendër parashikohen të kenë hera-herës intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 700-800m reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-verilindje kryesisht ditet e Enjte e Premte me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e formimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Postime të lidhura