zoom

Aktualitet

EMRAT/ Sherr masiv me sende të forta dhe armë zjarri në Durrës

Pesë persona u përfshinë në një konflikt me sende të forta dhe armë zjarri në Durrës.

Sipas burimeve të Zoom.al, sherri nisi mes Hamdi Llanas dhe Klajdi Senkos me Gëzim Zenelin.

Më pas, në konflikt u përfshinë edhe Jolanda Zeqiri dhe Spiro Shore.

Gjatë sherrit, Hamdi Llana dhe Klajdi Shenko qëlluan me kallashnikov në ajër.

Kur ndërhyri policia, ata u arratisën nga vendngjarja, ndërsa Gëzim Zeneli, Spiro Shore dhe Jolanda Zeqiri u arrestuan.

Shkaqet e konfliktit mes tyre po hetohen nga policia.