zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Një person bie nga lartësia dhe humb jetën

Një 67-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Tiranë.

Sipas policisë, ai ishte duke punuar në ndërtim në një shtëpi në kryeqytet, kur ra nga lartësia. Rënia rezultoi fatale për të.

Pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi 58-vjeçarin me inicialet A. G., pronari i banesës ku po punonte 67-vjeçari.