zoom

Aktualitet

Sulmoi policët me kapsolla gjatë protestës, arrestohet i riu

Policia e Tiranës vuri në pranga një 19-vjeçar këtë të diel, pas trazirave që u shkaktuan në protestën që opozita organizoi dje para Kryeministrisë.

I riu akuzohet se ka hedhur kapsolla në drejtim të policëve, duke rrezikuar jetën e tyre.

Së bashku me të, të akuzuar janë edhe katër persona të tjerë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë për veprimet e dhunshme në protestë.

Për shkak të përdorimit të lëndëve piroteknike gjatë tubimi, tre policë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Postime të lidhura