zoom

Bota

“Dilni nga uji!”/ Tërmeti i fortë shkund Karaibet, jepet alarmi për cunami

Karaibet u goditën nga një tërmet i fuqishëm me mangitudë 7.6 të shkallës Rihter.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte në det, ndaj njerëve iu bë thirrje të dalin menjëherë nga uji.

Po ashtu, autoritetet kanë dhënë alarmin për cunami, duke paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg plazhit dhe të mos shtyhen nga kurioziteti për të parë fenomenin.

Zonat më me rrezik, sipas Qendrës Kombëtare të Paralajmërimit të Cunamit (NWTC) janë Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër, Kuba Hondurasi dhe Ishujt Kajman.