zoom

Aktualitet

E rëndë në Sarandë/ 15-vjeçari goditet me thikë

Një 15-vjeçar u plagos me thikë pasditen e kësaj të premteje në Sarandë.

I mituri u godit nga një 12-vjeçar, i cili pas ngjarjes, u shoqërua në komisariat.

15-vjeçari mori një plagë në shpatull dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit, ndërsa po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.