zoom

Ekonomi

Qeveria shqiptare miraton kriteret/100 mijë lekë për të marrë licencën e prodhimit të kanabisit.

100 mijë lekë do të kushtojë licenca e operatorëve që duan të kultivojnë kanabis mjekësor në vend.

Sipas një projektligji të miratuar, çdo subjekt që synon të marrë licencën do të paguajë këtë tarifë pranë një banke të nivelit të dytë me anë të një fature që gjenerohet nga Agjencia e Kanabisit. Të ardhurat e përfituara nga kjo tarifë arkëtohen në llogarinë e të ardhurave të thesarit në favor të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Kanabisit.

Ligji përcakton se pas vitit të tretë, një operator do të paguajë një tarifë vjetore sa 1.5% e qarkullimit vjetor, por jo më pak se 10 milionë lekë.

Personat juridikë që kërkojnë të marrin licencën, duhet të ketë eksperiencë në këtë fushë, njëri nga aksionerët që mbani të paktën 51% të shoqërisë të ketë eksperiencë në një nga vendet e OECD-së, si dhe të ofrojë një kapital 100 milionë lekë.

Në një draft tjetër të miratuar, ministria e Bujqësisë, përcakton kushtet e kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, paketimit, etiketimit, transporti etj

Postime të lidhura