zoom

Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën e Taulant Tushen

SPAK ka kërkuar 26 vite burg në total për 8 të pandehurit e akuzuar për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Mes të akuzuarve është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, për të cilin SPAK ka kërkuar 4 vite burg dhe qëndrimin me 5 vite jashtë funksioneve publike.

Koka është dënuar edhe për  inceneratorin e Fierit me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu zbrit në 6 vjet e 8 muaj.

Edhe për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Koka u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6 vjet e 8 muaj burg.

Prokuroria ka lexuar pretencën dhe ka kërkuar masat e dënimit për 7 të hetuarit e tjerë me dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën në procedurat për koncensionin e inceneratorit të Tiranës. Konkretisht, SPAK ka kërkuar për:

Taulant Tushen – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike

Bledar Karolin – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike

Erjon Muratin – 4 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike

Namik Simirxhun – 4 vite burg 5 vite jashtë funksioneve publike

Valbona Ballgjinin – 2 vite burg, 5 vite jashte funksioneve publike

Sidita Koplikun – 2 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike

Jetmir Llapajn – 2 vite burg, 5 vite jashtë funksioneve publike

Për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjitha masave të kërkuara ju ulet 1/3 e dënimit. Po ashtu, për të gjithë të pandehurit SPAK kërkoi si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Postime të lidhura