Aplikacion
Zoom.al informon se 25 vjeçari kishte gërvitshje në dorë dhe se plumbi nga ku është qëlluar nuk ishte në pozicion që mund të shtinte pasagjeri.
Nga kamerat e sigurisë, mëson Zoom.al, viktima është parë i vetëm dhe duke komunikuar në telefon. Nga hetimet ka rezultuar se personi i fundit që ka komunikuar 25 vjeçari ka qenë shoku i tij i ngushtë.
Romario Brunga e ka telefonuar shokun e tij të ngushtë duke iu shprehur “kam një hall shumë të madh” dhe më pas pasi ka mbyllur telefonin.
Po ashtu familjarët kanë deklaruar i riu nuk ka patur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. I riu punonte si kamerier në zonën e Balldrenit.
Të gjithë detaje kanë përforcuar dyshimet e policisë së Lezhës se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.