Aplikacion
Vendimi drastik i produksionit erdhi pasi Jozi, gjatë një debati me Gjestin, ofendoi këtë të fundit.
Gjuha e përdorur nga Jozi sipas Vëllait të Madh, ishte antinacionale dhe ofenduese për shqiptarët e Kosovës.
Por Jozi tha pas daljes nga shtëpia se ai i do më shumë se Gjesti shqiptarët e Kosovës.
“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon.
Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet.
Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha Jozi.