zoom

Lajme

Meta kandidat në Tiranë? Blushi takon Nokën tek selia e PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homologun e PD-së, Flamur Noka.

Takimi vjen fill pas Konventës së Partisë së Lirisë, ku për herë të parë, Ilir Meta në një mesazh zanor paralajmëroi se ai do të ishte kandidat për deputetët në Tiranë.

Ai tha se edhe pse ishte në gjendje arresti në paraburgim, do të ishte kandidati më i votuar. Kjo ka lënë të kuptohet se Ilir Meta do të kandidojë në listë të hapur.

Ende nuk janë të qarta modalitetet që do të zgjedhë PL për të garuar, por një ndër opsionet është përfshirja në listat e Partisë Demokratike në zgjedhje.

“Ilir Metën nuk e përjashton dot kush nga politika as Rama as Dumani. Unë e kam nisur fushatën time edhe nga qelia numër 5 dhe do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit edhe me pranga në duar nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe gjitha ata që do votojnë nga emigracioni”, tha Meta në Konventën e Partisë së Lirisë.

Postime të lidhura