Aplikacion
Top Channel ka publikuar vendimin e gjykatës për dënimin e 48-vjeçarit.
Sipas Aktit të Ekspertimit Psikiatriko-Ligjor, ka rezultuar se: Shtetasi Daut Laze vuan nga një sëmundje psiqike dhe konkretisht nga çrregullimi psikopatik i pa specifikuar, tip paranoid, sëmundje që ka filluar shumë kohë më parë. Ai vuan nga një çrregullim kronik që prezantohet në forma dhe ecuri të ndryshme, por që kërkon trajtim dhe ndjekje të rregullt në Psikiatri.
Shtetasi Daut Laze ka qenë nën ndikimin e sëmundjes para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale, në gjykim të udhëhequr prej deluzioneve paranoide, duke mos qenë në gjendje të kuptojë drejt dhe kontrollojë veprimet e tij, pa kuptuar se po kryen një vepër penale apo pasojat që rrjedhin prej saj.
Sipas informacioneve, personat me trajtim mjekësor trajtohen me ligjin 44 /12 dhe jo me ligjin që trajtohen të paraburgosurit dhe të dënuarit dhe si pasojë edhe elementët e sigurisë kanë qenë në nivele të ulëta.
Arratisja nga burgu i Daut Lazes, Policia e Shtetit apel qytetarëve: 10 mijë euro për çdo informacion!
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.
Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.
Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit.
Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij.
“Dëgjuam zhurma dhe britma”/ Rëndohet bilanci në Suedi, 10 të vdekur nga sulmi me armë