zoom

Lajme

Gerta Gixhari i hodhi Gjestit shampanjë në fytyrë, zarf i zi në shtëpinë e BBV

Zarfi i zi ka mbërritur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e Big Brother Vip pasi Gerta Gixhari i hodhi Gjestit shampanjë në fytyrë.

Veprimi i moderatores erdhi gjatë festës së “dasmës” së Jozit dhe Loredanës, ku Gjesti hapi një shampanjë për të festuar.

Por Gerta Gixhari iu afrua duke i hedhur këngëtarit alkool në fytyrë.

Ai u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht për të marrë një trajtim mjekësor.

Pas kthimit të banorit në shtëpi mbërriti zarfi i zi dhe u anulua televotimi, ndërsa dënimi do të komunikohet të martën.

Gerta gjatë bisedës me banorët e tjerë në oborr u shpreh se: “Ndodhi ajo e shampanjës, ai erdhi këtu me gotën e birrës në dorë dhe ishte me sy në rregull pas asaj që ndodhi.

Kur i hodha birrën ra dakord vetë, unë ia hodha në mjekër jo në sy. Ja hodha nga poshtë. Tash unë nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit. Me birra alkool lagemi gjithë kohës në plazh”.

Postime të lidhura