Aplikacion
“Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit”, shkroi ish-ministri.
Ai shprehet se ndarja e saj nga jeta i ka lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, “por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme”.
“Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, përfundoi ai.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.
Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.
Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025.
Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta!
Zhvillim të paligjshëm urbanistik dhe abuzim me ndërtimet, ja akuzat ndaj Boerit, mikut të Ramës