zoom

Aktualitet

I shpërndante videot intime bashkëshortes, policia vë në pranga 40-vjeçarin

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Rimini të Italisë.

Ai akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij, pasi e filmonte për persona të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se partnerja e shqiptarit kishte denoncuar disa ditë më parë në komisariat, duke treguar mavijosje të dukshme në fytyrë, si dhe një frakturë të gojës me dhëmb të thyer, duke deklaruar se ishte sulmuar nga partneri i saj.

Gruaja, e cila synonte të largohej nga ai për shkak të dhunës së mëparshme dhe konsumimit të tepërt të lëndëve narkotike nga i dyshuari, kishte pranuar t’i përgjigjej thirrjes së tij për një takim në një hotel pas disa ditësh diskutimesh. Por, aty nisi tortura e vërtetë.

Për disa orë, ai e mbajti të mbyllur, duke e penguar të largohej dhe të kërkonte ndihmë, duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Hetimet kanë zbuluar se ajo ishte nën dhunën e vazhdueshme të partnerit të saj dhe se i ishin grabitur deri në 20 mijë euro.