zoom

Aktualitet

EMRAT/ Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, 6 të arrestuar në Tiranë

Policia në Tiranë ka zbuluar një ambient të përshtatur si call center, por shërbente për të mashtruar shtetas të huaj.

Në këtë ambient, përmes celularit, shtetas të huaj mashtroheshin që të investojnë në bursa fiktive. Në pranga u vendosën 6 persona, ndërsa njëri u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Të arrestuarit në këtë operacion janë shtetasit Algert Kamberi, Stiven Serani, Stefi Mançi, Ervis Haxhiu, Bernard Islamukaj, Serxho Lleshi.

“Finalizohet një tjetër operacion nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë.

Si rezultat i operacionit “Location 1” zbulohet një tjetër ambient i përshtatur si call-center, me anë të cilit mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Vihen në pranga 6 shtetas si dhe procedohet 1 tjetër.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë, falë inteligjencës policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location 1”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë. Procedohet penalisht shtetasi M. D., 20 vjeç.
Këta shtetas gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Postime të lidhura