Aplikacion
SPAK nisi hetimet pas denoncimit të transmetuar nga emisioni investigativ “Piranjat”, në lidhje me ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë.
Sipas “Piranjave” kryetarja e komanduar shpërdoroi detyrën duke ndërtuar një urë personale për motrën e saj.
Në një shkresë drejtuar emisionit, SPAK bën me dije se ka nisur hetimet ndaj Zyra Islamajt.
SPAK, përmes shkresës drejtuar emisionit “Piranjat”, njofton se ndaj Islamajt është regjistruar një procedim penal, nr 15/2025.
Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë.
Ky i fundit ishte larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte me Islamajn, për ndërtimin e urës familjare që do ti shërbente familjes së motrës.
Madje për ndërtimin e urës, do të kujdesej kunati i saj, burri i motrës. Gjithçka u dokumentua dhe nga një telefefonatë, mes Demirajt dhe ndërtuesit Rrok Gega, i cili kishte fituar dhe tenderin nga Bashkia Tropojë për ndërtimin e urave. Gega pranon në telefonatë që ura do të ishte dhuratë për motrën e kryetares dhe nuk ishte fare në procedurat e tenderit, pra… një qokë.