zoom

Lajme

Meta nga qelia: Do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit, edhe me pranga në duar

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është shprehur se e ka filluar fushatën e tij për zgjedhjet e 11 Majit nga qelia numër 5.

Ai deklaroi se do të zgjidhet deputet ndër më të votuarit edhe me pranga në duar.

Meta bëri thirrje diasporës që të regjistrohen në zgjedhje duke theksuar se është mundësi për të ndëshkuar Edi Ramën, që sipas tij, i largoi nga vendi.

Ilir Meta: Ju kërkoj mobilizim total kudo, në Tiranë, e anembanë vendit për të çrrënjosur këtë regjim antikombëtar e mizor që ka larguar të paktën 500 mijë shqiptarë. U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve tanë në diasporë të regjistrohen sa më parë se 11 Maji është mundësia e tyre historike për të ndëshkuar atë që i largoi qëllimisht, që i la prindërit e tyre me pensione meranë.

Ilir Metën nuk e përjashton dot kush nga politika as Rama as Dumani. Unë e kam nisur fushatën time edhe nga qelia numër 5 dhe do të zgjidhem deputet ndër më të votuarit edhe me pranga në duar nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe gjitha ata që do votojnë nga emigracioni.