Aplikacion
I moshuari ka treguar se djali i tij vuante prej disa kohësh nga probleme shëndetësore e konkretisht dhimbje koke.
54- vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga banesa disa ditë më parë, ndërsa trupi u gjet sot nga polumbarët e Reneas.
Paraprakisht në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Korçë
Në lidhje me njoftimin e dhënë më datën 28.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit V. L., 54 vjeç, banues në Kamenicë, i cili edhe pas kërkimeve nga familjarët dhe Policia nuk u gjet ju informojmë se:
Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.