zoom

Aktualitet

Klodiana Lala nxjerr videon nga Shkodra, persona të armatosur lëvizin lirisht në qytet

Gazetarja Kloadiana Lala ka publikuar një video me pamje shqetësuese, ku duken dy persona të armatosur duke lëvizur me një automjet.

Në video duket qartë që pamjet janë regjistruar në Shkodër, por nuk është e qartë koha që është regjistruar.

Bashkëngjitur videos, gazetarja Lala shprehet se e ka marrë videon përmes rrjeteve sociale, muaj më parë megjithatë ende nuk ka asnjë reagim nga policia e shtetit.

Postimi i plotë:

Kjo video me ka ardhur muaj me pare ne rrjetet e mia sociale. Mendohet te jete realizuar ne Shkoder, por une se kam konfirmuar ende ne menyre te pavarur.

Atekohe e pata adresuar ne polici, por askush nuk reagoi.

Mbase qytetaret do te ndihmojne policine ne identifikimin e personave qe levizin me arme dhe sfidojne shtetin!