zoom

Aktualitet

Makinës së tij iu vendos tritol, çfarë dëshmoi në polici 37-vjeçari

Zbardhet dëshmia në polici e 37-vjeçarit, mjeti i të cilit shpërtheu nga tritoli që i ishte vendosur.

Alban Bushati ka deklaruar para efektivëve të Shkodrës se nuk është i përfshirë në asnjë konflikt.

“Nuk kam konflikte me asnjë”, ka thënë 37-vjeçari.

Mjeti i tij shpërtheu në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje për shkak të një sasie ekspozivi që ishte vendosur në gomën e përparme të makinës.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa autori nuk është identifikuar ende.

Alban Bushati, 37-vjeçari që iu vendos tritol gjatë natës në automjetin e tij në Shkodër, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askën

Postime të lidhura