zoom

Aktualitet

Shpërthen makina në Shkodër, iu vendos eksploziv te goma

Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër.

Lënda plasëse ishte vendosur te goma e parë e një automjeti dhe pas shpërthimit, makina u dëmtua pjesërisht.

Mjeti, që shpërtheu, është në pronësi të Alban Bushatit, 37 vjeç.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.

Alban Bushati pritet të merret në pyetje për konflikte dhe dyshime që mund të ketë ai.

Postime të lidhura