Aplikacion
Në disa raste kjo dhimbje mund të jetë simptomë e një infeksioni ose e një sëmundje ekzistuese.
Në shumicën e rasteve, dhimbja e veshit nuk është e rrezikshme. Rrallë është shenjë e një sëmundjeje të rëndë. Trajtimi i dhimbjes varet nga shkaku, por ju mund të aplikoni disa metoda shtëpiake.
Pse dhemb veshi?
Shumë gjëra mund të bëjnë që veshët të dhembin. Ekspertët shëndetësorë e ndajnë dhimbjen e veshit në dy kategori, dhimbja primare e veshit dhe dhimbja dytësore.
Shkaqet e mundshme të dhimbjes primare të veshit janë: Barotrauma (ndryshimet e presionit të ajrit ose ujit), grumbullimi i dyllit të veshit, mosfunksionimi i tubit Eustachian, mund të ketë objekt të huaj në veshin tuaj, infeksionet e veshit të brendshëm, infeksionet e veshit të mesëm, shkëputja e daulles së veshit dhe veshi i notarit.
Shkaqet e zakonshme të dhimbjes dytësore të veshit janë: Alergjitë, ftohjet, dhimbjet e dhëmbëve, tonsiliti, dhimbje fyti, sinusiti.
Komplikimet
Dhimbja e veshit nuk është gjithmonë një shenjë e diçkaje serioze. Por nëse zgjat më shumë se tre ditë, duhet të shkoni tek vizitë te mjeku.
Nëse keni infeksion, ai mund të përhapet në strukturat e afërta si tek nofulla ose kafka e juaj. Nëse nuk trajtohen, infeksionet e veshit mund të çojnë në komplikime serioze.
Trajtimi në kushte shtëpie
Aplikoni diçka të ngrohtë ose diçka të ftohtë. I ftohti mund të zvogëlojë dhimbjen dhe inflamacionin, ndërsa nxehtësia relakson muskujt tuaj dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut.
Ngrini kokën lart. Kjo ndihmon në lehtësimin e presionit brenda veshit tuaj.
Përdorni pika veshi pa recetë. Pyesni ekspertin shëndetësor se cili lloj është më i miri për situatën tuaj.
Kur duhet të trajtohet dhimbja e veshit nga një mjek apo ekspert i kujdesit shëndetësor?
Ndonjëherë, dhimbjet e veshit largohen vetë. Por nëse keni ende dhimbje veshi pas tre ditësh, duhet të telefononi një mjek tuajin.