zoom

Aktualitet

Panik gjatë fluturimit Bari-Tiranë, piloti kthen avionin

Pasagjerët e një avioni që udhëtonte nga Italia për në Tiranë kanë përjetuar momente paniku gjatë fluturimit.

Piloti vendosi të mos ulej në Aeroportin e Rinasit për shkak të kushteve të këqija të motit dhe i ktheu pasagjerët në Puglia.

Piloti, pas disa tentativash, i informoi ata për vështirësitë që po haste gjithashtu për shkak të mungesës së karburantit.

Si pasojë, ai vendosi të mos ulej për shkak të motit të keq dhe i ktheu pasagjerët në Bari.

Pasagjerët të cilët duhet të arrinin në Tiranë në orën 11:00, mbërritën në aeroportin e Rinasit pasdite. Rasti është bërë i ditur nga mediat italiane.