zoom

Aktualitet

Vota e emigrantëve/ Celibashi: Ngarkojnë foto të çuditshme online

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar disa nga arsyet që qëndrojnë pas refuzimeve të aplikimeve për regjistrimin e emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Celibashi theksoi se një pjesë e madhe e refuzimeve vijnë për shkak të gabimeve gjatë ngarkimit të dokumenteve, duke përmendur shembuj si ngarkimi i fotove të paqarta ose të pavlefshme.

Gjatë bisedës, Celibashi bëri të ditur se KQZ po punon për të përmirësuar informacionin dhe procesin e regjistrimit, duke ofruar transparencë për çdo hap të tij.

“Nuk po listoj ata të cilët duket sikur me dashje i bëjnë këto gabime. Sepse nëse të kërkohet një dokument për të provuar adresën dhe nuk ngarkon asnjë dokument, por ngarkon një foto ku ke dal në rrugë duke bërë pazarin. Ke ngarkuar foton e tabelës, emrin e rrugës ku banon dhe foto të tjera të çuditshme. Pjesa tjetër kryesisht gabon në llojin e dokumentit që ngarkojnë dhe saktësinë apo qartësinë e ngarkimit e dokumentit.”- ka thënë kreu i KQZ-së.

Postime të lidhura