zoom

Aktualitet

Skandali në kopshtin privat, kjo është edukatorja që ndodhet në arrati

Zoom.al ka siguruar foton e edukatores Rudina Gërdani, e cila dhunoi 3-vjeçarin në kopshtin privat “Gledis” në Tiranë.

Pas denoncimit të dhunës babait të vogëlushit ajo është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Në videon e siguruar nga Zoom.al, duket momenti kur edukatorja qëllon dy herë me shpullë të miturin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

 

Fillimisht, babai është ankuar te pronari i kopshtit, i cili pasi mësoi ngjarjen, e ka pushuar menjëherë edukatoren nga puna.

Lorenc Rrapa tha gjatë një interviste se ata i kishin parë një të nxirë djalit te krahu i majtë dhe më pas, 3-vjeçari kishte rrëfyer që e kishte rrahur edukatorja.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha Lorenc Rrapa.

Pasi dëgjoi rrëfimin e të birit, Lorenc Rrapa kërkoi pamjet e kamerave të sigurisë në kopsht dhe vërtetoi dhunën e ushtruar ndaj djalit. Edukatorja më pas u hoq nga puna, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Postime të lidhura